Protesta qytetare në Tiranë është mbyllur pas marshimit dhe tubimit në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku mijëra protestues vijuan thirrjet kundër qeverisë dhe kërkesën për ndryshim politik.
Në ditën e 61-të të mobilizimit, protestës iu bashkuan edhe qytetarë të tjerë, ndërsa organizatorët kanë njoftuar se protesta kombëtare e radhës do të zhvillohet më 1 gusht, ndërsa rezistenca do të vijojë edhe nesër si gjithmonë.
Gjatë tubimit, bulevardi u mbush me thirrje dhe slogane nga protestuesit, ndërsa në fund të aktivitetit u dëgjua mesazhi: “Diaspora, zemra e Shqipërisë!”
Pjesëmarrësit deklaruan se do të vijojnë rezistencën qytetare, ndërsa organizatorët kanë bërë thirrje për një mobilizim edhe më të gjerë në protestën e ardhshme.
