I ashpër ka qenë debati në konferencën e Kryetarëve mes sekretarit të Përgjithshëm të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi dhe Niko Peleshit.

Gjatë debateve për imunitetin e Belinda Ballukut, Blushi ka përmendur edhe skandalin e rrugës Qukës-Qafë-Plloçë.

Drejtuar Peleshit, Blushi i shpreh: “Ti je dhe deputet i Qarkut të Korçës, a kalon dot nga rruga Qukës-Qafë Plloçë? Çfarë prove do më shumë se 260 milion euro të grabitura për një rrugë që nuk funksionon? Hapi rrugën drejtësisë se i ke vënë gjoksin topit të korrupsionit të Edi Ramës”.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb