Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës. Pas fjalimeve përpara Kryeministrisë, dhe thirrjeve për largimin e kryeministrit Edi Rama, protestuesit janë ‘vërshuar’ në rrugët e kryeqytetit.

Ata shprehen të vendosur nuk se ka kthim pas dhe se Rama duhet të largohet. Me thirrjet “Rama në burg, Berisha në burg”, “Rama në burg, Belinda në burg”, “Ju erdhi fundi”, vazhdojnë marshimin e tyre.

Kjo është protesta e 41-të kundër kryeministrit Rama.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb