Në protestën e 41-të para Kryeministrisë, një protestues vuri theksin tek rëndësia e kësaj kauze, që vazhdon pandalur dhe kërkon largimin e Ramës.
Sipas tij, të gjithë duhet të jenë të bashkuar deri në rrëzimin e qeverisë, pasi kjo është e vetmja mënyrë.
“Mirëmbrëma të gjithëve, ju lutem atje ku janë dhe ku nuk janë, ju them si fëmija juaj, të duam njëri-tjetrin. Një kauzë po na thërret, bëhet fjalë për ne. Ku bisedoj me njerëzit më thonë se kam konflikt këtej, kam konflikt andej. Ju lutem o njerëz të këtij vendi. Ne jemi të mençur dhe ne mund të mbajmë vendin siç e kanë mbajtur të vjetrit përpara. Po vriten njerëzit përditë, kjo nuk është normale”- tha ai.
