Gjatë bashkëbisedimit me ndjekësit në rrjetet sociale, kreu i PD Sali Berisha u pyet nga një i ri, se kur PD do të “pastrohet” nga ata të cilët siç u shpreh ai, nuk marrin as 1 mijë vota.
Një tjetër pyetje “ngacmuese” ishte edhe ajo se protestat në Bulevard me shëtitje nuk i sjellin asnjë përfitim opozitës dhe PD-së dhe se a duhet të ndryshohet skenar.
Përgjigjja e Berishës ishte se rinovimi i PD është një tezë e drejtë, por shtoi se 40% e listës së deputetëve janë figura të reja.
Sa i takon protestave, Berisha tha se falë tyre ndërkombëtarët u njohën me korrupsionin e qeverisë.
Sali Berisha: Ti je dëshmitar i përpjekjeve më të paimagjinueshme që u bënë që opozitën ta ontrollonte Edi Rama, që Shqipëria të mos kishte një oppozitë të vërtetë. Je dëshmitar i kalvarit që kaloi PD vetëm për të qenë opozitë e vërtetë e shqiptarëve dhe ata e realizuan këtë. Së dyti, ju mund të thoni se PD duhet të rinovohet. E drejtë. Mbi 40% e listës së deputetëve është e rinovuar. Propaganda është njëra anë, realiteti është ana tjetër.
Nëse sheh narkoqeverinë, ju siguroj se në PD vetëm një personalitet i saj ka të gjithë ekspertizën që ka organizata kriminale e Edi Ramës e marrë së bashku. PD ka personalitete të pakrahasueshme në krahasim me këtë qeveri injorantësh që vjedhin nga mëngjesi e deri në darkëë. Ministrat nuk dalin në studio televizive, nuk marrin pyetje nga gazetarët. Recitojnë ato që thotë Edi Rama.
I dashur student, nuk duhet të krahasosh të pakrahasueshmen. Protestat që kemi bërë kanë patur efektin e tyre madhor në botë. Janë këto protesta të cilat kanë rezonuar në kancelaritë e botës se shqiptarët janë ngritur kundër korrupsionit të Lubi Ballukut dhe Edi Rams. Imagjino pa këto protesta si do të dukeshim ne shqiptarët, një komb i shtypur nga korrupsioni. Këto protesta mbrojtën dinjitetin e kombit shqiptar.
