Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji shprehet se kryeministri Edi Rama duhet të japë dorëheqjen. Reagimi i Salianjit vjen pas protestës së studentëve e cila kaloi në akte dhune e përplasje mes të rinjve dhe forcave të rendit. Demokrati fajëson uniformat blu për dhunë shtazarake sipas tij ndaj studentëve.
”Edi Rama duhet të japë dorëheqjen! Përndryshe, qytetarët do t’i japin përgjigjen e merituar me fuqinë e protestës, me guximin qytetar dhe me vendosmërinë për ta çliruar Shqipërinë nga ky pushtet”, thekson ai
Reagimi i Salianjit
EDI RAMA DUHET TË JAPË DORËHEQJEN!
Sot, regjimi u soll si bandë barbare, duke dhunuar dhe rrahur në mënyrë shtazarake studentët dhe të rinjtë që kërkojnë ndryshim, dinjitet dhe një të ardhme në vendin e tyre. Kur pushteti u përgjigjet të rinjve me dhunë, ai dëshmon frikën nga qytetarët dhe përbuzjen për lirinë e tyre.
Edi Rama duhet të japë dorëheqjen! Përndryshe, qytetarët do t’i japin përgjigjen e merituar me fuqinë e protestës, me guximin qytetar dhe me vendosmërinë për ta çliruar Shqipërinë nga ky pushtet.
Asnjë regjim nuk është më i fortë se një popull që vendos të mos ketë më frikë!
Ndryshimi nuk ndalohet me dhunë, të rinjté janë heronj!

