Aksi Librazhd-Prrenjas u bllokua ditën e sotme pas rrëshqitjes së dherave dhe gurëve që ndaluan tërësisht qarkullimin e automjeteve.

Pas situatës së rënduar në këtë rrugë, ka nisur ndërhyrja e fadromave për të zhbllokuar qarkullimin.

Në pamjet e siguruara nga BalkanWeb, fadromat shfaqen duke hedhur gurët dhe dherat në anë të rrugës dhe në lumin krah saj.

Sakaq, rruga mbetet ende e bllokuar dhe raportohet se ka edhe një radhë të gjatë automjetesh në pritje.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb