Ka ndërruar jetë sot në moshën 64-vjeçare gazetarja e njohur Rezarta Reci, pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë.
Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët në një postim në rrjetet sociale.
“Rrezarta jonë u shua në paqe mes njerëzve të zemrës, dashurisë, respektit e përkushtimit të miqve, të afërmve e mjekëve që i qëndruan pranë në të gjithë sfidën e saj të viteve të fundit.
Përcjellja për në banesën e fundit do të bëhet nesër. Rruga “Bardhyl”, më datë 2 Shkurt 2026, ora 15:00 Tiranë.
Me respekt familja Reçi”, thuhet në postim.
Rezarta Reci njihej gjerësisht si ideatorja dhe moderatorja e emisionit “Arratia e peshkut të kuq” në News24, ku intervistoi personalitete të ndryshme dhe solli për publikun histori me qasje sociale dhe njerëzore.
Reçi ka botuar edhe dy libra, me titujt “Kolonë Zanore” dhe “Zhbërja”.
Gazetarja Reçi, e ka përcjellë publikisht në daljet mediatike, betejën e saj të gjatë me kancerin e gjirit, duke shërbyer si shembull kuraje për shumë gra dhe vajza të tjera.
