Hapi fals i Bayernit të Munich-ut të shtunën pasdite në klasiken e futbollit gjerman ndaj Hamburg 2-2, solli pasoja negative për ekipin e drejtuar nga Kompany. Pas humbjes ndaj Augsburg një javë më pare, në “Volksparkstadion” bavarezën u ndalën sërish, këtë here përballë Hamburg. Ndalesë prej së cilës përfitoi Borussia e Dortmund, e cila është edhe ndjekja më e afërt e bavarezëve.

Verdhezinjtë fituan 3-2 me përmbysje ndaj Heidenheim në sfidën e luajtur në “Signal Iduna Park”, në sfidën përmbyllëse për javën e 20-të të Bundesligës. Pjesa e parë u mbyll 1-1, me dy gola të shënuar në fund. Në minutën e 44-të, Waldemar Anton zhbllokoi shifrat, duke kaluar Dortmundin në avantazh, pas topit të ardhur nga goditja e këndit dhe mbrojtësi e dërgoi në rrjetë. Julian Niehues batazoi shifrat 1-1 në minutën e fundit shtesë, pas një rrëmuje në zonë. Pjesa e dytë nis më mirë për miqtë që gjejnë avantazhin, sërish me Niehues, këtë herë me një supergol nga distanca.

Përmbysja e Dortmundit nuk vonoi dhe verdhezinjtë shënuan dy gola për dy minuta me Serhou Guirassy. Në minutën e 68-të, Guirassy shënoi nga pika e bardhë e penalltisë, pas prekjes së topit me dorë nga kundërshtari brenda në zonë dhe një minutë më vonë, pas asistit të Maximilian Beier. Në minutën e 85-të, Guirassy pati shansin e artë të kompletonte hat-trickun e tij, por këtë herë gaboi nga pika e bardhë e penalltisë. Rezultati nuk ndryshon deri në fund, Dortmund fiton 3-2 dhe rihap garën për titull, pasi tani verdhezinjtë gjenden vetëm 6 pikë pas Bayernit të vendit të parë.

Ndërkohë sa I takon merkatos në këto orë të fundit në Gjermani, finalizohet afrimi tek skuadra e Leipzig i futbollistit shqiptar Brajan Grudës. Futbollisti me origjinë shqiptare transferohet nga skuadra e Brighton në formë huzimi, deri në fund të sezonit. Ai ka realizua në 18 ndeshje në Premier League, 1 gol e ka dhuruar edhe 1 asist.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb