Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka deklaruar për mediat jashtë selisë së PD-së se mbledhja e sotme e Komisionit të Reformës Territoriale është e pavlefshme.

Ai tha se thirrja e mbledhjes me “ultimatum” nga Taulant Balla është e papranueshme dhe shkel normat e bashkëpunimit brenda komisionit.

Boçi, i cili është bashkëkryetar i komisionit, theksoi se nuk ishte njoftuar për mbledhjen dhe se grupi i PD-së nuk bashkëpunon me kryeministrin Edi Rama në nivele që konsiderohen si marrëveshje politike.

“Unë jam i detyruar të respektoj etikën dhe ta njoftoj bashkëkryetarin për gatishmërinë e grupit të PD dhe anëtarëve të komisionit për të bashkëvijuar këtë reformë që është e rëndësishme dhe nuk duhet paragjykuar. Duhet të ketë konsensus, jo marrëveshje me mazhorancën,” tha Boçi.

Ai gjithashtu shtoi se në Grupin Parlamentar të PD-së diskutimet zhvillohen në mënyrë demokratike dhe secili deputet ka mundësinë të shprehë mendimin e tij, duke theksuar se qëndrimi i PD-së mbetet i unifikuar dhe i orientuar nga konsensusi brenda partisë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb