Rreth 400 banorë të fshatit Terovë në Bashkinë Maliq po përballen prej dy javësh me ndotje të ujit të pijshëm. Ndaj këtë të martë banorët dolën në protestë, ku bëjnë të ditur se uji ka erë të rëndë dhe ngjyrë të pazakontë. Sipas tyre uji që vjen në rubinete nuk mund të përdoret as për pastrim.

Kryeplaku i fshatit Terovë thotë nuk ka probleme me linjat e ujësjellësit, pasi ato janë verifikuar në terren, ndaj rasti duhet trajtuar me përgjegjshmëri të plotë nga institucionet.

E njëjta problematikë raportohet edhe në fshatin Pendavinj, ku në total po furnizohen me ujë të ndotur rreth 1000 banorë. Banorët u bëjnë thirrje autoriteteve përgjegjëse të marrin masa, pasi e kanë të pamundur të blejnë çdo ditë ujë, qoftë edhe për të plotësuar nevojat bazë të higjienës shtëpiake.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: