Një tjetër tërmet me magnitudë 3.7 ballë u regjistrua mbrëmjen e kësaj të mërkure në Korçë.
Sipas të dhënave sizmologjike, epiqendra e tërmetit ishte rreth 6 km në verilindje të Bilishtit.
Lëkundjet u ndjenë shumë por deri tani nuk ka raportime për dëme materiale.
