Këshilli i Mandateve nuk duhet të presë një vendim nga Gjykata Kushtetuese për t’u mbledhur në lidhje me kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për arrestimin e zëvendës kryeministres Belinda Balluku.
Kështu është shprehur Petro Koçi, i cili i ftuar në “Programin e Drekës” në News24, u shpreh se çështja që Kushtetuesja po shqyrton, është e ndryshme nga kërkesa e SPAK, e për pasojë nuk ka sens refuzimi për mbledhjen e Këshillit të Imunitetit.
“Pritja e GJK nuk qëndron për mua, janë çështje të ndryshme, SPAK ka kërkuar lejen për arrest.
Ndërsa Kushtetuesja po shqyrton të drejtën e SPAK dhe GJKKO për të pezulluar një ministre. Janë dy çështje të ndryshme. Kushtetuesja po gjykon çështjen në parim.
Ndjekja penale nuk ka të bëjë me postin e saj si zëvendës kryeministre, por si ministre. Sepse e shoh shpesh që ngatërrohet”, tha ai.
