Ernest Muçi nuk di të ndalet këtë sezon me Trabzonspor. Në javën e 21-të të Super Ligës së Turqisë, Trabzonspor arriti një fitore 3-0 në transfertë kundër rivalit tepër të forte si Samsunspor. Futbollisti kuqezi, Ernest Muçit vazhdon të thotë fjalën e tij duke shënuar, kësaj radhe nga pika e 11-metërshit.

Fillimisht Muçi dhuroi asistin për golin e avantazhit, me Onachun që përfitoi nga ai passim I saktë dhe realizoi me kokë për 0-1.

Megjithatë Muçi nuk u mjaftua me kaq. Teksa Trabzonspor po udhëhiqte 2-0 deri në minutën e 90-të, miqve iu akordua një penallti. Ernest Muçi u ngjit në skenë për të goditur, duke dërguar portierin dhe topin në kënde të kundërta për ta bërë rezultatin 3-0.

Kështu, Trabzonspor doli fituese me rezultatin 3-0, falë dy golave ​​të Paul Onuachu dhe një penalltie nga Muçi.

Këtë sezon, Ernest Muçi ka shënuar 12 gola, 9 prej të cilëve në kampionatin turk dhe ka dhënë 4 asiste në 22 paraqitje për Trabzonsporin në të gjitha garat. Për më tepër, futbollistit shqiptar i duhet vetëm një gol për të tejkaluar sezonin e tij me më shumë gola të shënuar në karrierën e tij. Ai më parë kishte shënuar 12 gola në 27 ndeshje për Tiranën në sezonin 2019-20.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: