Makeup lovers – ky lajm është për ju. KIKO Milano, një nga markat më ikonike dhe më të dashura të kozmetikës në Evropë më në fund po mbërrin në Shqipëri.
Për ato që duan të bukurën, në cdo udhëtim ka qenë pjesë e ritualit. Një pasdite e lirë në një qytet europian. Një shëtitje mes dyqaneve. Dhe pastaj pothuajse instinktivisht, një ndalesë te KIKO Milano. Provimi i nuancave në dorë, paketimet e pastra, ajo kënaqësia e vogël kur gjen nuancën tënde… ose zbulon një të re që nuk e dije se të duhej.

Një markë që ka munguar dhe që ti gjithmonë e ke kërkuar
Për adhurueset shqiptare të makeup, KIKO Milano ka qenë gjithmonë ajo marka: ajo marka që e viziton me patjetër kur udhëton, që e blen me stok, ajo që do të doje të mos varej nga një biletë avioni. Por kësaj pritjeje tashmë po i vjen fundi.
KIKO Milano po vjen zyrtarisht në Shqipëri dhe zgjedh QTU si destinacionin e kësaj hapjeje të shumëpritur, pikërisht aty ku nisi koncepti i qendrave tregtare në vend.
Pse KIKO Milano? Sepse bukuri do të thotë të shprehësh vetveten
Nga Milano në Paris, Berlin, Romë, dhe botë, KIKO ka pasur gjithmonë një filozofi të qartë: vetë-shprehjen. Marka spikat trendet globale të bukurisë dhe i riformulon përmes një këndvështrimi tipik italian: elegant, lozonjar dhe plot vetëbesim. Me një gamë mbresëlënëse prej mbi 1,200 produkteve të cilësisë së lartë, KIKO Milano i fton të gjitha të eksperimentojnë me ngjyrat, teksturat dhe teknikat e makeup – jo për të ndjekur rregullat, por për të shprehur individualitetin e tyre.
Por përtej estetikës, KIKO Milano njihet për shërbimin e personalizuar në dyqane, cmimet e volitshme dhe përkushtimin ndaj cilësisë. Për kompaninë, siguria është prioritet pa kompromis. Cdo produkt i nënshtrohet testeve rigoroze klinike dhe përmban vetëm përbërës të sigurt me efikasitet optimal dhe pwrfitime pwr lekurwn.
Pikërisht kjo filozofi e ka bërë KIKO Milano markën lider të bukurisë në Itali dhe i ka dhënë atij një reputacion prestigjioz në të gjithë Europën, së bashku me një komunitet fansesh që e dinë gjithmonë ku ta gjejnë, pavarësisht qytetit. Dyqanet e elegante dhe koleksionet e frymëzuara si nga artistët profesionistë të makeup ashtu edhe përdorueset besnike, e kanë bërë atë një të preferuar për të gjitha moshat dhe stilet.
Pse kjo hapje është e vecantë
Ka diçka simbolike në faktin që KIKO Milano ka zgjedhur QTU për debutimin e tij në Shqipëri. QTU ka qenë gjithmonë sinonim i “të parave”: qendra e parë tregtare e këtij lloji, ndalesa e parë për marka ndërkombëtare, vendi ku blerja u kthye në përvojë. Mirëpritja e KIKO Milano vazhdon këtë histori, duke bashkuar një ikonë globale të bukurisë me një destinacionin pioner të blerjeve në Shqipëri.
Dyshja Perfekte: KIKO Milano x QTU
Dyqani do të hapet së shpejti, dhe ju që e doni të bukurën jeni të ftuar. Në eventin spektakolar të hapjes, detajet e së cilit do t’i dimë së shpejti, fanset e KIKO-s dhe entuziastet e makeup do të kenë një vend në rreshtin e parë për këtë ardhje të shumëpritur. Një hapësirë e krijuar për frymëzim, rafte plot ngjyra, një dyqan po aq modern sa qytetet ku KIKO Milano ka fituar zemrat e miliona njerëzve.
Marka që shndërron makeup në art po vjen dhe QTU është destinacioni. Së shpejti, nuancat e tua të preferuara do të jenë më afër se kurrë dhe artistët e makeup do të takohen në QTU.
