Një aksident i tmerrshëm ku përfshihej një motoçikletë dhe një furgon ndodhi në një autostradë në Bursa të Turqisë.
Kamera në kaskën e motoçiklistit kapi momentin e përplasjes së dhunshme me një shpejtësi prej 113 km/orë.

Në video, motoçikleta teksa ecën me shpejtësi, nuk ka bërë asgjë për të ngadalësuar, duke rezultuar në përplasjen e saj me furgon që ishte i ndaluar për shkak të trafikut.

Siç raportohet nga mediat turke, pavarësisht ashpërsisë së përplasjes, çiklisti pësoi vetëm fraktura në krahë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: