Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, vizitoi deputetin e PD Bledion Nallbati në Spitalin e Traumës, i cili u shtrua pas një përplasjeje me policinë gjatë protestës së opozitës. Berisha tha se sipas mjekëve, Nallbati ka një hematomë në indet e buta dhe do të qëndrojë nën observim për të monitoruar çdo pasojë të mëvonshme të goditjes.

Berisha akuzoi hapur policin Sokol Bizhga si urdhër-dhënës për dhunën ndaj deputetit, duke e cilësuar atë si një figurë kriminale të njohur dhe “të damkosur” që ka mbajtur pozita në polici pavarësisht historisë së tij.

Kreu i PD paralajmëroi përgjegjësi ligjore dhe politike ndaj Bizhgës dhe tha se akti i tij ndaj Nallbatit është i papranueshëm dhe ka karakter politik, duke lidhur direkt veprimin me qeverisjen e Edi Ramës.

Berisha theksoi gjithashtu rëndësinë e mbrojtjes së deputetëve dhe qytetarëve gjatë protestave paqësore dhe ripërsëriti thirrjen për drejtësi për Nallbatin

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb