Protestuesit i përgjigjen Ramës me pankarta: “Historia do të na kujtojë si qytetarë që nuk heshtën”

Qytetarët i janë përgjigjur deklaratave të fundit të kryeministrit Edi Rama në lidhje me protestën qytetare përmes pankartave të shfaqura gjatë tubimit.

Në njërën prej tyre, protestuesit kanë reaguar ndaj etiketimit të tyre nga kryeministri, duke theksuar se pavarësisht cilësimeve, ata do të mbahen mend për qëndrimin e tyre qytetar.

“Mund të na quani korba, laraska apo harabela. Historia do të na kujtojë si qytetarë që nuk heshtën”, shkruhet në pankartë.

Një tjetër pankartë i referohet deklaratës së Ramës se protestuesit mund të kërkojnë largimin e tij deri në vitin 2029.

“Ti thua se mund të vini deri në 2029, ne themi nesër edhe më shumë”, thuhet në mesazhin e protestuesve.

Ndërkohë, një tjetër pankartë përmbledh qëndrimin e tyre pas 57 ditësh proteste: “57 ditë. Empati me fjalë, arrogancë me vepra”.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb