Prej vitesh, emri i Jose Mourinho-s është lidhur ngushtë me stolin e përfaqësueses së Portugalisë. Në fakt, edhe vetë “Speciali” në çdo rast që është pyetur për këtë opsion nuk e ka hedhur kurrë poshtë, përkundrazi, gjithnjë ka theksuar se një ditë kjo do të jetë e mundur. Në vitet e fundit, se herë Portugalia ka ndryshuar trajner, emri i Mourinho-s ka qenë gjithnjë prezent, kështu është edhe këtë herë pasi në fund të këtij Botërori i përfundon kontrata Roberto Martinez.
Sipas ESPN, Federata Portugeze është gati që këtë herë t’i besojë stolin Jose Mourinho-s. Është e qartë që për Roberto Martinez nuk do të ketë një kontratë të re, aktualja përfundon në fund të Botërorit “FIFA2026” dhe përfaqësues të federatës kanë nisur duke bërë sondazhet e para. Për momentin, tekniku aktual i Benfikës, shihet si kandidati kryesor për të marrë drejtimin përfaqësues portugeze.
Në këtë mënyrë “Speciali” do të realizonte edhe ëndrrën e tij të madhe, të drejtojë përfaqësuesen e kombit të tij.
