Al Hilal ka njoftuar zgjatjen e kontratës së Kalidou Koulibaly deri në vitin 2027. Lajmi për rinovimin e mbrojtësit ka ardhur nga klubi, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

“Bordi i drejtorëve të Al-Hilal Club Company, i kryesuar nga Princi Naëaf Bin Saad, ka nënshkruar një zgjatje të kontratës me mbrojtësin senegalez Kalidou Koulibaly për një vit shtesë, deri në vitin 2027.

Koulibaly ka dhënë performanca të shkëlqyera me ekipin, duke kontribuar, së bashku me shokët e tij të ekipit, në fitimin e pesë titujve për Al-Hilal”.

34-vjeçari ka luajtur 10 ndeshje me Al Hilal në kampionatin arab në këtë sezon.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb