Atletico–Barça prodhoi jo vetëm gola dhe spektakël, por edhe shumë tension. Si gjithmonë, në raste të tilla nuk mungon protagonizmi i trajnerit Diego Simeone, me argjentinasin që kishte një objektiv të qartë: ta “nxirrte nga shinat” Lamine Yamalin.

Në një moment të ndeshjes, pasi Lookman realizoi golin e tretë, Diego Simeone iu drejtua vazhdimisht Yamalit, duke i bërë me shenjë dhe duke i treguar tre gishtat.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Ky provokim nuk u prit mirë nga Yamal, me yllin spanjoll që reagoi ashpër, duke rritur tensionin mes palëve. Kjo situatë nuk kaloi në heshtje, teksa mediat spanjolle dhe opinioni sportiv u ndanë në dy kampe.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb