Të dielën në Los Angeles ishte mbrëmja e rezervuar për yjet e basketbollit amerikan, pasu u zhvillua e famshmja All Star Game, që me formatin e ri dhuroi shumë emocione dhe surpriza. Fituese doli skuadra e Yjeve të Rinj në NBA (Team Stars), që në finale mundi 47-21 ekipin e veteranëve (Team Stripes). Në fakt, ndeshja finale ishte shumë larg nivelit të tri ndeshjeve kualifikuese, që u vendosën me diferenca të vogla.

Përveç dy ekipeve finaliste ishte edhe skuadrave e yjeve nga bota që luajnë në NBA (Team World). Basketbollisti Anthony Edwards (Minnesota) u shpall MVP i këtij eventi, që dhuroi mjaft emocione. Duket se formati i ri i aprovuar nga NBA ishte një sukses duke parë zhgënjimet e edicioneve të fundit. Tashmë disa ditë pushim për të rinisur sezonin e rregullt, që parashikohet mjaft i fortë. Rezultatet

Team World – Team Star, 35-37

Team Stars – Team Stripes, 40-42

Team World – Team Stripes, 45-58

Team Stripes – Team Star, 21-47

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: