Sulmuesi i Meksikës, Julián Quiñones ka hyrë në histori duke realizuar golin e parë të Botërorit 2026 në ndeshjen hapëse ndaj Afrikës së Jugut. Goli i tij ndezi festën në stadiumin legjendar Estadio Azteca, ku mijëra tifozë meksikanë po mbështesnin ekipin vendas në startin e turneut.

29-vjeçari, i cili vjen në Botëror pas një sezoni fantastik me klubin saudit Al-Qadsiah FC, konfirmoi formën e tij të shkëlqyer duke gjetur rrugën e rrjetës dhe duke realizuar një gol që hyn në histori.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb