Dhuna “ulet këmbëkryq” në futbollin shqiptar. Në kampionatin e të rinjve, në sfidën mes Luftëtarit U-19 dhe Shkëndijës së Tiranës U-19, një sherr masiv përfshiu të dyja skuadrat. Për episodin e ndodhur në stadiumin “Andon Lapa” të Sarandës, u desh ndërhyerja e arbitrit për të stabilizuar situatën.
Natyrisht, Komisioni i Disiplinës, pasi të shqyrtojë pamjet, do të marrë vendimet, ku me siguri nuk do mungojnë pezullimet dhe ndëshkimet. Raste të tilla nuk i shkojnë aspak përshtat sportit më të ndjekur, ndërsa kthejnë futbollin shqiptar shumë vite mbrapa.
