Në krizë totale, por Juventus nuk ka ndërmend të ndryshojë, të paktën jo për momentin, duke konfirmuar edhe një herë besimin ndaj Luciano Spalletti-t. Drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” u detyruan të zbrisnin sërish në fushë, por t’i përcjellin besimin e tyre trajnerit, por sigurisht çdo gjë e ka një limit dhe pa diskutim ky nuk është një besim pa kushte, për këtë arsye Spalletti e ka të qartë se kërkohet një reagim i shpejtë duke nisur nga super sfida me Napolin.

Në raste të tilla, ndryshimet vijnë shpesh gjatë pauzës që sjellin ekipet përfaqësuese, dhe kjo pauzë nuk është larg. Mediat italiane kanë zbuluar një detaj shumë domethënës, Spalletti ka humbur dhomat e zhveshjes pasi disa lojtarë kanë dalë kundër metodës së tij të punës duke u ankuar se nuk po stërviten si duhet: “Shumë fjalë, pak stërvitje të vërtetë”, i kanë thënë disa burime gazetës “La Stampa”.

Në të njëjtën linjë është edhe “TuttoSport”, me të përditshmen torineze që shton se në qendrën stërvitore të Juves sheh pak lojtarë duke u stërvitur në palestër, ndërsa në dhomat e masazhit nuk gjen vend të lirë. Këtë zëra pa diskutim që nuk janë në favor të Spalletti-t i cili prej kohësh vijon të qëndrojë në “fije të perit”, ndërsa Conte mbetet në pritje.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: