Arabia Saudite dhe disa vende të Gjirit kanë njoftuar se muaji i shenjtë i agjërimit mysliman i Ramazanit do të fillojë sot.

Arabia Saudite, vendlindja e Islamit, njoftoi se hëna e re u pa të martën në mbrëmje, duke konfirmuar se dita e parë e Ramazanit do të jetë të mërkurën, raportoi agjencia zyrtare e lajmeve SPA.

Katari, Kuvajti, Bahreini, Jemeni, Iraku, Libani dhe Emiratet e Bashkuara Arabe bënë njoftime të ngjashme.

Nga ana tjetër, Siria dhe Jordania thanë se Ramazani do të fillonte të enjten.

Fillimi dhe fundi i muajve islamikë përcaktohet nga pamja vizuale e gjysmëhënës së re, kështu që mund të ndryshojë në varësi të motit në një vend.

Gjatë Ramazanit , myslimanët e devotshëm përmbahen nga të ngrënit, të pirit dhe të pirit duhan nga agimi deri në perëndim të diellit. Pas perëndimit të diellit, njerëzit tradicionalisht mblidhen për çeljen e agjërimit, të njohur si iftar.

Ata gjithashtu e shënojnë muajin duke kryer lutjet e veçanta të mbrëmjes, të njohura si al-Taraweeh .

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb