Një protestë u zhvillua këtë të martë para Ministrisë së Ekonomisë nga Unioni i Sindikatave të Shqipërisë, duke kërkuar paga më të larta dhe kushte më të mira pune për punonjësit e shërbimeve publike, shtim të numrit të të punësuarve, forcim të dialogut social dhe negociatave kolektive, si dhe mbrojtje më të fortë të të drejtave sindikale.

Në Ditën e Shërbimeve Publike të OKB-së, Unioni i Sindikatave ngriti alarmin për gjendjen e shërbimeve publike në vend, duke e cilësuar situatën si një emergjencë që kërkon ndërhyrje të menjëhershme. Sipas tyre, mungesa e personelit dhe burimeve po ndikon drejtpërdrejt në cilësinë e shërbimeve dhe në sigurinë e qytetarëve.

“Paga më të larta. Sot sensibilizohemi për shërbime më të mira publike, që nga shkollat, deri te spitalet. Duhet të ndalohet privatizimi i shërbimeve publike. Këtu janë dhe një sërë sindikatash të tjera dhe të unionit, që duan të thonë fjalën e tyre.”, tha përfaqësuesi i një prej sindikatave. Protestës iu bashkuan edhe minatorë. Një prej tyre vuri në dukje pensionin e ulët që merr, ndërsa një ironi e pati është për klasën politike. “Rama jep dorëheqje, Berisha jep dorëheqjen. T’ia lënë vendin të rinjve që të jenë pjesë e këtij sistemi.”, tha një tjetër protestues.

Ata theksuan se nëse kërkesat e tyre nuk do të plotësohen, protestat e tyre do të vijojnë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb