Bashkimi Europian po ndjek nga afër propozimet e PS lidhur me ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale, më konkretisht të nenit 242, për pezullimin e ministrave dhe të zyrtarëve të lartë.

Kreu i delegacionit të BE në vendin tonë, ambasodori Silvio Gonzato u shpreh se Reforma në Drejtësi e vitit 2016 nuk duhet të preket, ndërsa shtoi se presin nga mazhoranca qeverisëse që të konsultohen për nismat që kanë të bëjnë me shtetin ligjor.

“Siç e dini ne i ndjekim nga afër të gjitha nismat që kanë lidhje me shtetin ligjor. Edhe që të mos prekin parimet e Reformës në Drejtësi të vitit 2016. Dhe presim që qeveria shqiptare të konsultohet me ne për çdo iniciativë”, tha Gonzato.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb