Charles III ka reaguar publikisht pas arrestimit të vëllait të tij, ish-princit Prince Andrew (Andrew Mountbatten-Windsor), i cili dyshohet për shpërdorim detyre dhe sjellje të papërshtatshme në ushtrimin e funksioneve publike.
Në një deklaratë zyrtare, Mbreti Charles shprehu shqetësimin e tij të thellë lidhur me zhvillimet e fundit, duke theksuar se çështja do t’i nënshtrohet një procesi të plotë dhe të drejtë hetimor nga autoritetet përkatëse.
“Kam mësuar me shqetësim të thellë lajmet rreth Andrew Mountbatten-Windsor dhe dyshimet për sjelljen e tij në detyrën publike,” thuhet në deklaratë.
Ai nënvizoi se hetimet do të zhvillohen në mënyrën e duhur dhe nga institucionet kompetente, duke garantuar bashkëpunimin e plotë të familjes mbretërore.
“Siç kam thënë më parë, ata kanë mbështetjen dhe bashkëpunimin tonë të plotë dhe të sinqertë. Le të bëj të qartë: ligji duhet të ndjekë rrugën e tij,” theksoi Mbreti.
Në përfundim të deklaratës, Charles III u shpreh se, për sa kohë procesi është në vijim, nuk do të ketë komente të tjera mbi çështjen, ndërsa siguroi se ai dhe familja e tij do të vazhdojnë angazhimet dhe shërbimin publik.
“Ndërsa ky proces vazhdon, nuk do të ishte e drejtë të shpreh koment të mëtejshëm mbi këtë çështje. Ndërkohë, familja ime dhe unë do të vazhdojmë detyrën dhe shërbimin tonë për ju të gjithë,” përfundon deklarata.
