Debati në distancë mes Trump dhe Barack Obamës ka arritur në një tjetër nivel. Trump e akuzon Obamën për zbulimin e informacionit të klasifikuar, pas deklaratave të këtij të fundit për alienët.
Obama disa ditë më parë u pyet në lidhje me alienët.
“A janë alienët të vërtetë?” e pyeti Brian Tyler Cohen Barack Obamën, të cilës ish-presidenti amerikan iu përgjigj: “Ata janë të vërtetë, por unë nuk i kam parë”.
Trump tha se kjo deklaratë nuk duhet të ishte bërë nga Obama.
