Policia ka bërë reagimin e parë pasi një 48-vjeçar u godit për vdekje me thikë sot në Kavajë.
Blutë sqarojnë se S.V humbi jetën pasi u përfshi në një konflikt me bashkëmoshatarin e tij, L.D, të dy banues në Kavajë.
Shkak për ngjarjen mësohet se ka qenë një sherr i momentit. Autori i krimit është arratisur pas ngjarjes dhe vijon të jetë në kërkim.
Policia për ngjarjen:
“Në lidhje me informacionin e dhënë për ngjarjen e ndodhur në lagjen nr. 3, Kavajë, ku dyshohet se për motive të dobëta një shtetas goditi me mjet prerës (thikë) një shtetas tjetër, i cili për pasojë ndërroi jetë në spital, sqarojmë se:
Pas verifikimeve të kryera rezultoi se autori i dyshuar është shtetasi L. D., alias L. P., 48 vjeç, banues në Kavajë.
Ndërsa shtetasi që ka humbur jetën si pasojë e goditjes me thikë ka gjeneralitetet S. V., alias S. I., 48 vjeç.
Shërbimet e Policisë po vijojnë ndjekjen për kapjen e autorit.
Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit”.
