Një raund i ri negociatash mes delegacioneve ukrainase dhe ruse pritet të zhvillohet brenda tre javësh, me mundësinë që të kulmojë në një samit në nivelin më të lartë, sipas i dërguarit special të SHBA-së, Steve Witkoff.
Witkoff theksoi se, aktualisht, Ukraine dhe Rusia janë të angazhuara në një “luftë qesharake” për territore, por shpreson që propozimet e tij dhe të Jared Kushner të çojnë në një takim të rëndësishëm diplomatik.
“Unë dhe Jared Kushner shpresojmë se kemi vënë në tryezë disa propozime për të dyja palët që do t’i bashkojnë ato në tre javët e ardhshme dhe ndoshta do të rezultojnë në një samit midis Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe Presidentit Vladimir Putin. Mund të përfundojë në një takim trepalësh në një moment me Presidentin Donald Trump. Do të duhet ta shohim,” tha Witkoff.
Po sot, Papa Leone XIV bëri thirrje për ndalimin e luftës dhe armëpushim të menjëhershëm, ndërsa konflikti në Ukrainë vazhdon të shkaktojë viktima dhe shkatërrime të mëdha.
Ati i Shenjtë ka theksuar vazhdimisht nevojën për negociata dhe një zgjidhje paqësore, duke ftuar komunitetin ndërkombëtar të veprojë me përgjegjësi dhe urgjencë për të hapur rrugën drejt paqes.
