Trajneri i Vorës, Arjan Bellai analizoi barazimin pa gola ndaj Vllaznisë.
“Besoj se bëmë mirë në të gjitha fazat. Edhe Felipe bëri mirë, ka ardhur drejt rritjes. Përgëzoj djemtë për sakrificën e trguar. Edhe një pikë është shumë mirë për vazhdimësinë. Kemi punuar edhe më para.
Zgjodhëm Kasharin dhe Dalipin që të kishim të mbyllur mesfushorët e Vllaznisë. Bëmë shumë mirë në pjesën e parë. Pjesën e parë mendojë se ishim më mirë.
Në fraksionin e dytë nuk shkoi ashtu siç e parashikuam. Kashari ishte perfekt sot. Ai luajti me personalitet edhe në qarkullimin e topit.
Mund të bënim më mirë në fazën ofensive. Karrica bëri shumë mirë, madje goditi edhe portën. Janë minutat e para për të, pas një kohë të gjatë jashtë fushave. I duhet kohë.
Nuk ishim të qetë në pasime, në mbyshjen e zonës në fazën ofensive. Kishim mundësi të mira nga goditjet standarde, por nuk ia dolëm, nuk i shfrytëzuam. Gjithsesi do vazhdojmë, nuk e ulim kokën poshtë.
Do përgatitemi për Egnatian, të gjitha duelet janë të vështira tani. Nuk kemi besim të për të shënuar gol, ky është problemi ynë.
E dinim që Vllaznia luan në një mbrotje me 5-të dhe e kishim shumë të vështirë për të fituar luftën ajrore. Duhet të punojmë me goditjet standarde apo në mbushjen e zonës. Na munguan edhe goditjet nga larg”.
