Në një kohë kur lëvizja e mjeteve është devijuar drejt rrugës alternative Maliq-Lozhan-Moglicë-Gramsh,aksi Pogradec–Qafë Thanë paraqitet thuajse i boshatisur.

Ky aks i rëndësishëm që zakonisht përballon një fluks të lartë qarkullimi si lidhje kryesore mes juglindjes dhe Tiranës prej tre ditësh ka njohur një rënie të ndjeshme të fluksit të automjeteve.

Bllokimi i rrugës ka detyruar drejtuesit të ndryshojnë itinerar, ndërsa qarkullimi pritet të vijojë të mbetet i ndërprerë për shkak të situatës së rënduar në zonën Arrat e Gurrës, pjesë e aksit Librazhd–Pogradec.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb