Nëse Shtetet e Bashkuara nuk arrijnë një marrëveshje me Iranin mbi ambiciet e tij bërthamore , “do të jetë një ditë shumë e keqe për atë vend dhe, për fat të keq, për popullin e tij”, tha Presidenti i SHBA-së Donald Trump në një postim në mediat sociale të hënën.
Trump mohoi raportet se oficeri më i lartë ushtarak amerikan kishte paralajmëruar për rreziqet e një operacioni të madh kundër Iranit , duke thënë se Uashingtoni do ta mposhtte “lehtësisht” Teheranin në çdo konflikt.
Trump tha në Truth Social se Gjenerali Dan Caine “si të gjithë ne, do të donte të mos shihte luftë , por nëse merret një vendim për të shkuar kundër Iranit në nivel ushtarak, sipas mendimit të tij do të jetë diçka që do të fitohet lehtë”.
