Detaje edhe më tronditëse janë zbuluar në lidhje me ngjarjen e rëndë në Greqi, ku një 64-vjeçar shqiptar abuzoi seksualisht me një 25-vjeçare me aftësi të kufizuara.
Vajza e 64-vjeçarit zbuloi se edhe ajo ishte viktimë e babait të saj kur ishte vetëm shtatë vjeç në Shqipëri.
“Kam përjetuar të njëjtin incident që ka përjetuar vajza. Isha e vogël dhe kisha frikë të kundërshtoja, mos më rrihte, mos më vriste. Isha shtatë vjeçe… E mbaja brenda vetes për shumë vite. Mendoja se nuk kishte ndodhur asgjë e rëndësishme”, tha ajo.
Sipas saj, babai i saj jo vetëm që nuk i pranoi kurrë veprimet e tij, por gjithashtu u përpoq ta nënçmonte psikologjikisht:
“Ai më thoshte, Nuk kam bërë asgjë, je e çmendur, e ke sajuar këtë, asgjë e tillë nuk ka ndodhur kurrë dhe nuk do të të kërkoj kurrë falje’. Unë jam nënë dhe e mbështes nënën. Nëna ime e dinte dhe nuk bëri asgjë”, tha ajo.
Në të njëjtën kohë, vajza e 64-vjeçarit, duke folur për stacionin televiziv Mega, pranoi se ishte përdhunuar nga babai i saj në moshën 7-vjeçare, ndërsa zbuloi se nëna e saj e dinte, por nuk bëri asgjë.
“Kur isha 7 vjeç, babai im më përdhunoi një herë në Shqipëri kur të gjithë ishin larg shtëpisë. Nuk e denoncova kurrë, kisha frikë. Nuk kam më asnjë lidhje me këtë burrë, patëm një grindje shumë të keqe. I thashë shumë kohë më parë, gjatë grindjes, se ai më kishte abuzuar seksualisht dhe u ëprpoq të më bënte të dukesha e çmendur”, tha ajo.
Policia e Athinës ka nisur një kërkim në qendër dhe periferitë jugore për të gjetur 64-vjeçarin i cili ende është në arrati. Autoritetet besojnë se autori i krimit fshihet nga një person i njohur dhe e konsiderojnë të pamundur që ai të ketë arritur të kalojë kufirin.
