Kreu i PD Sali Berisha në një konferencë të mbajtur me gazetarët në selinë e PD, tha se në dosjen Balluku nga 6500 mesazhe, 3800 janë të kryeministrit Edi RAma.
Pra sipas Berishës, Balluku është ‘shërbëtorë’ e Ramës dhe se kryeministri është ‘koka’ e korrupsionit. Më tej nënvizoi se dosja më kriminale është AKSHI.
Gjithashtu akuzoi kryeministrin se ka shpërblyer me dhjetëra tenderë kompaninë 2T të Sakos
E ka shpërblyer me dhjetëra tenderë kompaninë që ka ndërtuar sarajet e Surrelit. Rama vazhdoi i tërbuar i papërmbajtur duke plaçkitur pasuritë publike dhe fondet publike të shqiptareve. Monumenti më i zi ishte afera e djegësve. 130 mln euro dhe nuk ekziston një tullë. Djegësat e tjerë që janë llamarinë dhe nuk ekzistojnë më. Erion Veliaj në vend që të burgosej për 130 mln euro të zhdukura bashkë me Ramën, është burgosur për disa milionë që ka transferuar në konton bankare të gruas së tij. Gardëroba sa Lajla Esadi, vetëm gardëroba ishte, kështu ishte edhe gardëroba e Ajolës. Edi Rama me firmën e tij ka vendosur të ndërtojë në Durrës, Dubain e 1 mijë netëve”, që do ta ndërtojë me paratë e Franc Çopjas , Amant Josifit, Olsi Ramës dhe trafikantëve të tjerë… Rama është i implikuar kokë e këmbë me ndërtimin e Portit të Ri Porto Romano, nga kompani ruse. Me dosjen AKSHI Edi Rama plaçkiti nëpërmjet baxhanakut, dosjen me qindra miliona euro. Bashkë me Mirlindën e AKSHI-t plaçkitën të dhënat e të gjithë shqiptarëve. Morën peng, emëruan dhe shkarkuan ministra në përputhje me interesat kriminale, Rama -Agasi. Edi Rama duhet të japë dorëheqjen. Lubinë po e mbron për të hequr imunitetin për të mos e shkarkuar, dhe këto janë përpjekje për të mbrojtur veten. Kur Kushtetuta parashikon pezullim nga detyra”, tha ai.
