Bes Kallaku ka publikuar këngën e tij të re, “Rrëfim”, e cila është një përmbledhje e ngjarjeve të rëndësishme të jetës së tij. Kënga nis me fillimet e Besit si aktor dhe sakrificat për t’u ngritur drejt majave, ndërsa shprehet se ka pasur shumë njerëz që kanë dashur ta shohin të rrëzuar.

Ndër rreshtat e këngës, ka një strofë që duket se i referohet martesës së tij me Xhensila Myrtezajn. Besi iu referohet zërave të shumtë që janë shprehur në forma të ndryshme gjatë asaj periudhe, por prapë në fund ia lë fajin ish-gruas.

“Janë thënë ç’a s’janë thënë,
Por hiç s’i përfilli,
Mes meje e teje,
Dihet kush është thëngjilli.”, thuhet në një frazë të tekstit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: