Leonard Selimi, i afërm i Çajup Selimi, i cili u vra më 1 qershor 2021, ka dëshmuar në Gjykata e Posaçme. Sipas dëshmisë së tij, të siguruar për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala, i penduari i drejtësisë, Artan Tafani, ka rrëfyer se është paguar 25 mijë euro nga Laert Haxhiu për të kryer vrasjen.

Tafani ka treguar se kur vrau biznesmenin Selimi, viktima e kishte parë në sy gjatë sulmit, pa e kuptuar se ku po e godisnin plumbat. Në dëshminë e tij, Leonard Selimi tha: “Kur ndodhi vrasja, unë isha në shtëpi. Poshtë katit tim, ishte data 1 qershor, rreth orës 21:00. Nuk dëgjova zhurmë dhe as nuk e pashë autorin. Hapa derën sepse më ra plumbi te dera. Nuk dëgjova krisma armësh. Gjeta plumbin brenda në shtëpi, te koka e krevatit. Ia dhashë të nesërmen policisë. Atë natë nuk kisha parë asgjë. Pashë vetëm vrimën në derë.”

Ai vazhdoi: “Kur dola te dera pashë gjak. U mundova t’i jap ndihmën e parë. I dilte gjak nga goja, nuk kishte reagim nga ana e tij. Doli nusja e tij, pastaj dikush nga kati i parë dhe të gjithë të tjerët. E mora vesh nga televizioni.”

Leonard Selimi përshkroi Çajup Selimin si një person punëtor dhe të qetë, duke treguar se ishte i njohur për aktivitetin e tij në tregtinë e çimentos dhe për bisedat e përditshme me të rinjtë, por nuk ishte pjesë e asnjë konflikti publik.

Ai shtoi se pas vrasjes u informuan për disa mosmarrëveshje që viktima kishte pasur me disa të rinj nga fshati Veliqot i Tepelenës, por këto sherra ishin zgjidhur para ngjarjes dhe nuk japin shpjegim për vrasjen.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: