Qëndrimi i kryeministrit Edi Rama mbi situatën dramatike të rrugëve në vend ka sjellë reagimin e kreut të Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, i cili akuzon qeverinë se po përpiqet të fshehë përgjegjësinë pas reshjeve të shiut.

Në një reagim publik, Bardhi deklaron se rrugët në Shqipëri nuk po shemben për shkak të motit, por si pasojë e korrupsionit të lartë në ndërtimin e tyre.

“Rrugët në Shqipëri nuk po i shemb shiu. Po i shemb korrupsioni. Përpjekja e Edi Ramës për t’u fshehur pas reshjeve sezonale është fyese për shqiptarët,” shprehet Bardhi.

Duke e krahasuar me situatën në Portugali të marrë shembull nga kryeministri, Bardhi ka theksuar se atje ka pasur kushte ekstreme atmosferike, ndërsa në Shqipëri, sipas tij, problemi është abuzimi me fondet publike.

“Në Portugali pati ciklon 200 km/orë. Tek ne ka tornado korrupsioni: vetëm në 11 tendera nën hetim nga SPAK, janë 1.1 miliardë euro të hedhura në rrugë,” u shpreh ai.

Reagimi i plotë:

Rrugët në Shqipëri nuk po i shemb shiu. Po i shemb korrupsioni. Përpjekja e Edi Ramës për t’u fshehur pas reshjeve sezonale është fyese për shqiptarët.

Në Portugali pati ciklon 200 km/orë. Tek ne ka tornado korrupsioni: vetëm në 11 tendera nën hetim nga SPAK, janë 1.1 miliardë euro, të hedhura në rrugë.

Pamjet nuk kanë nevojë për koment.

P.S. Një këshillë falas per Edi Ramën: nga Portugalia mëso si jep dorëheqjen kryeministri dhe ministrat kur janë nën hetim. Antonio Kosta është vetëm një telefonatë larg!

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb