Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji në një takim me demokratë në Kukës, ka shigjetuar në akuza kryeministrin Edi Rama, por dhe nuk ka lënë pas dhe Sali Berishën.

Vetë Salianji tha se ai nuk e do përçarjen, por fraksionin e njeh dhe statuti.

“Nuk duam të krijojmë përçarje, por një vlerë të shtuar për PD, siç e përcakton statuti, siç përcakton fraksionet. Secili prej nesh ka pasur arsye të mjaftueshme për të qenë i mërzitur, apo dhe mospërfaqësimi i drejtë në PD. Kemi folur për të drejtat e secilit demokrat. Kam bërë gjënë e duhur që po ndahem nga balta e këtyre 36 viteve, edhe pse ka kosto!”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb