Deputeti i PD, Saimir Korreshi ka denoncuar gjendjen e një linje elektrike të tensionit të lartë në Garunjas të Lushnjës, e cila është totalisht e zhveshur dhe ndodhet pranë rrugës kryesore ku kalojnë këmbësorët.

Përmes pamjeve të publikuara, ai ngre shqetësimin për rrezikun serioz, madje vdekjeprurës, ndaj jetës së njerëzve dhe i bën thirrje ministrit Enea Karakaçit të reagojë, duke theksuar mungesën e sigurisë teknike.

Korreshi kërkon ndërhyrje të menjëhershme për të shmangur pasoja të mundshme.

Reagimi i plotë:

Selam i fundit per sot Shokut Karakaçi perpara se ta zeri gjumi!

Bashke me Emanuelin vizituam gabinat e fjales e fundit prodhim Karakaç. Ne Garunjas Jazxhias por me e avancuara ajo e Matjanit!

Shikoni videon dhe do ta kuptoni se sa vemendje ju kushton Karakaçi sigurimit teknik.

Dhe po flasim per jete njerezish pertej Humorit Parlamentar.

A hyet ne UROPPP keshtu o Karakaç.

Shiko keto pamje dhe provo ne te ze gjumi!

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: