Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka zbuluar detaje të një bisede telefonike të kohëve të fundit me homologun e tij amerikan, Donald Trump.

Zelensky shkroi për këtë në kanalin e tij në Telegram.

“Sapo fola me Presidentin e SHBA-së, Donald Trump. Përfaqësuesit specialë të Trump, Steve Whitkoff dhe Jared Kushner, gjithashtu iu bashkuan bisedës. Ekipet tona po punojnë shumë tani dhe i falënderova për të gjitha përpjekjet e tyre dhe për përfshirjen e tyre në negociatat për t’i dhënë fund luftës”, tha Zelensky në postim.

Ai gjithashtu vuri në dukje rëndësinë e programit PURL dhe sistemeve të mbrojtjes ajrore që Ukraina mund të blinte nga Shtetet e Bashkuara për një mbrojtje më efektive.

“Diskutuam çështjet mbi të cilat përfaqësuesit tanë do të punojnë në një takim dypalësh në Gjenevë nesër, si dhe përgatitjet për takimin e ardhshëm të ekipeve negociuese në një format trepalësh në tërësi në ditët e para të marsit”, shtoi Zelensky.

Udhëheqësi ukrainas shprehu shpresën se këto bisedime do të lejonin një takim në nivel udhëheqësish.

“Presidenti Trump mbështet një sekuencë të tillë hapash. Kjo është e vetmja mënyrë për të zgjidhur të gjitha çështjet komplekse dhe të ndjeshme dhe për t’i dhënë fund luftës”, përfundoi Zelensky.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb