Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi i ka bërë thirrje Washingtonit që të tërhiqet nga kërkesat e tij, pas i konsideron të tepërta, për të një arritur një marrëveshje. Kjo deklaratë vjen pas bisedimeve të zhvilluara në Gjenevë.

Në një bisedë telefonikë me ministrin e Jashtëm egjipitan, Badr Abdelati, diplomati iranian ka diskutuara lidhur me progresin e konsultimeve dhe kushtet që Teherani beson se janë të domosdoshme për arritjen e një marrëveshjeje.

“Suksesi në këtë rrugë kërkon seriozitet dhe realizëm nga ana tjetër, si dhe shmangien e çdo llogaritjeje të gabuar dhe kërkese të tepërt”, tha Abbas Araghchi.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: