Analisti Edvin Kulluri, i ftuar në “Programion e Drekës” në News24, ka deklaruar se imuniteti për deputetin nuk duhet të përdoret për të mbrojtur ligjvënësit nga akuzat për korrupsion dhe shkeljet ligjore.

Duke folur për rastin e Belinda Ballukut, Kulluri tha se janë katër aktorë që kanë bërë presion mjaftueshëm që kryeministri Rama të merrte dje vendimin për ta shkarkuar nga detyra e zëvendës kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë.

Kulluri: Shkarkimi i Ballukut ka ardhur si pasojë e katër presioneve.
I pari është ai nga qytetarët, i dyti është nga ndërkombëtarët, i treti është nga drejtësia, e katërta, që është edhe hallka më e dobët është opozita.

Çështja e imunitetit nuk duhet trajtuar kokëposhtë, sepse imuniteti nuk është për të mbrojtur nga akuzat e drejtësisë, por kur ekzekutivi përdor drejtësinë për të goditur deputetin.

Kur gjyqësori është i pavarur, je i detyruar të heqësh imunitetin. Nëse e përdor imunitetin për t’u mbrojtur nga akuzat për korrupsion, kjo është të godasësh themelin e shtetit demokratik.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb