Një qytetare ka marrë fjalën përpara Kryeministrisë, duke shprehur revoltën e popullit të thjeshtë dhe duke i bërë një thirrje të drejtpërdrejtë kryeministrit Edi Rama që të dalë dhe të përballet me protestuesit në shesh.
Në fjalën e saj, ajo theksoi se qytetarët kërkojnë zhvillim dhe bashkëpunim, por pa u cenuar dinjiteti i tyre.
“Këtij populli i ka shkuar thika në eshtra. I bëj thirrje Ramës: ne nuk jemi budallenj. E duam të bukurën, e duam të mirën, e duam bashkëpunimin me botën, por jo duke na shkelur ne! Popullin e thjeshtë!” u shpreh ajo.
Në mbyllje të mesazhit të saj, protestuesja kërkoi që kreu i qeverisë të dëgjojë zërin e qytetarëve që ndodhen përpara seliës së tij.
“Ndaj zoti Rama eja përballu me ne këtu!” përfundoi ajo.
