Rezistenca qytetare kundër qeverisë nuk ndalet. Ka nisur sot dita e 43-të e revoltës masive në kryeqytet, ku protestuesit kanë nisur grumbullimin sërish në Sheshin “Skënderbej”.

Me pankarta në duar, thirrje të fuqishme “Rama ik” dhe flamuj kombëtarë, qytetarët po shprehin vendosmërinë e tyre të palëkundur për të mos u larguar deri në dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit Edi Rama dhe kabinetit të tij.

Në protestë shihet një pjesëmarrje e të rinjve, ndërsa kauza është zgjeruar tashmë nga mbrojtja e zonave të mbrojtura dhe trashëgimisë natyrore, në një kërkesë emergjente për rrëzimin e modelit aktual qeverisës dhe krijimin e një qeverie kalimtare.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb