Dëshmi tronditëse vijnë nga aksidenti i ndodhur në Milano ku një tramvaj ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një ndërtesë.

Një nga pasagjerët ka rrëfyer se fillimisht ka menduar se gjithçka po ndodhte si pasojë e një tërmeti.

“Mendova se ishte tërmet. Isha ulur dhe rashë në dysheme, së bashku me pasagjerët e tjerë. Ishte e tmerrshme. Për fat të mirë, godita vetëm gjurin, por burri pranë meje po i rridhte gjak nga koka. Më duhej pak kohë të ngrihesha dhe të zbrisja”, tha për ANSA-n një nga pasagjerët

Ndërkohë që një tjetër tregon se tramvaji fillimisht ka devijuar më pas ka shtuar shpejtësinë dhe në fund është përplasur me ndërtesën.

Si pasojë e përplasjes mediat italiane raportojnë se ka disa persona të plagosur, ndërsa disa qytetarë kanë mbetur poshtë tramvajit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb