Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet e fundit në Iran pas sulmeve të ndërmarra nga SHBA dhe Izraeli, duke shprehur qëndrimin e tij për situatën.
Në një deklaratë publike, Berisha u shpreh: “Ndërkohë sot në mëngjes, agjencitë e lajmeve njoftuan se forcat ajrore të Izraelit dhe të SHBA kanë bombarduar rezidencat dhe qendrat e udhëheqësve diktatoriale teokratikë të ajatollahëve të Iranit. Le të urojmë që kenë marrë përgjigjen e merituar pasi ky regjim ka vrarë të rinj dhe të reja, qytetarë të vet, më shumë se çdo regjim i kohës së sotme. Le të urojmë që të marrin ndëshkimin e merituar sepse prej kohësh e kanë merituar një ndëshkim të tillë.”.
Deklarata e tij vjen në një moment tensionesh të larta në Lindjen e Mesme, pas përshkallëzimit të konfliktit dhe reagimeve të shumta ndërkombëtare lidhur me situatën në Iran.
