Një pjesë e legjionarëve kuqezi që aktivizohen në Turqi po bëjnë një sezon mjaft të mirë. Së fundi ishte Arlind Ajeti, i  cili ka gjetur rrugën e rrjetës këtë të shtunë ndaj Hatajaspor, duke zhbllokuar takimin në minutën e 53-të.

Qendërmbrojtësi mori një krosim nga këndorja dhe më pas gjeti golin me kokë, finalizim, i cili ishte i katërti personal në ligën e parë turke. Ndërkohë që Taulant Seferi u mbaj pushim në pjesën e parë, dhe u aktivizua në të dytën.

Ajeti ka luajtur 25 ndeshje në këtë sezon. Për të, ky është sezoni i dytë me Hatyaspor.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb